Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të institucionit të arsimit të lartë, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij.
Bordi i Administrimit të AU ushtron këto kompetenca kryesore:
garanton qëndrueshmërinë financiare të institucionit të arsimit të lartë dhe përmbushjen e misionit të tij;
me propozim të Senatit Akademik, miraton planin strategjik të zhvillimit të institucionit dhe mbikëqyr zbatimin e tij;
me propozim të Senatit Akademik, miraton buxhetin vjetor dhe atë afatmesëm të institucionit dhe mbikëqyr zbatimin e tyre;
me propozim të Senatit Akademik, miraton numrin e personelit akademik në të gjitha nivelet;
vlerëson paraprakisht mbylljen dhe riorganizimin e institucionit të arsimit të lartë, si dhe ndarjen ose bashkimin e institucionit të arsimit të lartë me një institucion tjetër të arsimit të lartë;
miraton paraprakisht hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive përbërëse të institucionit të arsimit të lartë;
jep mendim për projekt rregulloren e institucionit dhe miraton rregulloren financiare të tij;
përcakton rregullat për shpërndarjen e të ardhurave që siguron institucioni nga ushtrimi i veprimtarive të tij, si dhe mbikëqyr përdorimin e burimeve të financimit;
është përgjegjës për caktimin e kritereve e të procedurave për punësimin e Administratorëve dhe personelit administrativ, mbështetur në aktet e institucionit të arsimit të lartë;
emëron dhe shkarkon Administratorin e përgjithshëm të AU; Administratorët e njësive kryesore, si dhe personelin administrativ, mbi bazë të propozimeve të Administratorit të SHT;
miraton raportin vjetor të veprimtarisë financiare së institucionit, të hartuar nga Rektorati.
Kompetenca të tjera të Bordit të Administrimit janë:
i propozon Senatit ndryshime në nivelin e pagave si dhe ndryshimin e tarifës së orës mësimore, pasi i ka miratuar ato paraprakisht në mbledhjen e tij të radhës;
I propozon Senatit, ndryshime në nivelin e tarifave te studimit, pasi i ka miratuar ato paraprakisht në mbledhjen e tij të radhës;
I propozon Senatit, kategoritë sociale dhe bursat e ekselencës për çdo vit akademik, të cilët përfitojnë bursa studimi, pasi i ka miratuar ato paraprakisht në mbledhjen e tij të radhës;